Shpërndanin heroinë në Tiranë, tre në pranga dhe një i shpallur në kërkim! Skema s'i u zbulua rrjeti i shpërndarjes

20 Gusht 2020, 11:36

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e Tiranës falë operacionit të koduar 'Alliasi' pasi shpërndanin heroinë në zonën në fjalë të Tiranës. Po për këtë ngjarje është shpallur në kërkim një tjetër i përfshirë, ndërsa u procedua në gjendje të lirë një 34-vjeçare.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar rreth 1 kilogramë  e 850 gramë lëndë narkotike heroinë, një armë zjarri pistoletë, një peshore elektronike, një automjet dhe 4 aparate celular.

Të arrestuarit janë S. H., 58 vjeç, i dënuar më parë (organizator dhe poseduesi i lëndës narkotike), Sh. M., 26 vjeç, i dënuar më pare për veprën penale “Mashtrimi” , R. Xh., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ndërkohë personi i shpallur në kërkim është A.D 46 vjeç.

Të lartpërmëndurit u kapën në flagrancë me doza lënde narkotike më datë 19.08.2020, në Tiranë, në këto rrethana:

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi S. H., merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit Heroinë në zonën e Alliasit, Tiranë dhe se po tentonte t'ju shiste dy të rinjve rreth 200 gr heroinë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nisur dhe nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi S. H., pasi ka qenë dhe më parë i arrestuar nga Seksioni i Narkotikëve po për trafikim të narkotikëve  dhe aktualisht ishte me masë sigurie  “Arrest në shtëpi”, është organizuar operacioni policor "Alliasi"  me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal dhe vënien në pranga të autorëve.