Shpërndante heroinë me biçikletë në Kavajë, arrestohet 45-vjeçari

16 Tetor 2019, 09:47 | Përditesimi i fundit: 2019-10-16 09:58:59

KAVAJË-Një person është arrestuar nga policia për shpërndarje heroine.

I arrestuari është L. M. 45 vjeç, ndërsa operacioni është koduar “Çiklisti”, pasi gjatë momentit që po qarkullonte me biçikletë në lagjen Nr. 3 Kavajë është ndaluar dhe i janë gjetur dozat me heroinë

Nga kontrolli edhe në banesë në fund i janë gjetur 125 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 36 700 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë, 2 aparate celulare, 2 karta banke dhe një peshore elektronike.