Shpërndarja e parlamentit nga Meta/ Salianji: Duhet ta kishte bërë me kohë, është i vonuar

18 Nëntor 2019, 21:27

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, presidenti Ilir Meta duhet ta kishte shpërndarë parlamentin para shumë kohësh. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Salianji tha se ky parlament nuk përfaqëson më popullin.

"Nuk përfaqëson interesat e qytetarëve. Është i vonuar për ta kryer si akt. Meta duhet ta kishte shpërndarë me kohë parlamentin", tha Salianji.