Shpërndau lëpirëse, Kuvendi e përjashton me 10 ditë! Ralf Gjoni: Deputetët e opozitës po blihen

27 Maj 2020, 14:53

yroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë deputetin e opozitës Ralf Gjoni. Shkak për këtë është bërë pasi në seancën e fundit, Gjoni vendosi në foltoren e kuvendit disa lëpirëse për mazhorancën. Pas përjashtimit Gjoni ka dalë në një konferencë për mediat duke akuzuar mazhorancën se po krijon një qeverisje hibride dhe diktatoriale dhe se po u mbyll gojën dhe atyre pa deputetëve të opozitës që flasin kundër saj.  Ai hodhi akuza të forta në lidhje me një marrëveshje të fshehtë për reformën zgjedhore mes PD dhe PS duke thënë se po tenton të blejnë dhe deputetë të opozitës parlamentare që ta miratojnë atë në Kuvend. Gjoni e shkon si diçka personale përjashtimin në një kohë kur kishte kërkuar dhe interpelancë të enjten me kryeministrin Rama dhe ngritjen e një komisioni hetimor për shembjen e teatrit. 

Akuza të forta bëri edhe për Kuvendin, për të cilin tha se "kontrollohet prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi."

Sipas Gjonit, ata që flasin për etikë parlamentare duhet të ishin në burg. Ai thotë gjithashtu se mazhoranca i ka futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare.

Po çfarë tha Ralf Gjoni në Parlament? "Bravo Rudine. Nga ato që erdhëm vjet kemi mbetur shumë pak me atë mendje. Jemi përpara shtetit të fadromës dhe shtetit të buldozerit. Kjo mazhorancë nuk ka më integritet përpara popullit që pas shembjes së godinës së Teatrit. Nuk mundet ta shuaj dhimbjen e madhe të popullit asnjë injorant që ka ardhur në qytet dhe e quan atë godinë tallash. Nuk e pranoj si tiranas diçka të tillë. Ai është celenit o injorantë, o injorantë, që përdorët në studiot më të shtrenjta. Suedezët mburren me godinat me baltë. Çdo komb krenohet me historinë e tij. Të huajt i kanë si godina lepujsh, por i ruajnë, i promovojnë. Çfarë lloj speciesh jeni mor? Lëpirsa lolipopi,", u shpreh Gjoni në seancën parlamentare të 21 majit.