Shpërthejnë dy panele diellore në një banesë pranë kalasë së Elbasanit

24 Shkurt 2020, 08:39

ELBASAN- Mëngjesin e sotëm në një banesë pranë kalasë së Elbasanit kanë shpërthyer dy panele diellore, për shkak të një defekti teknik. Fatmirërisht nga shpërthimi nuk dëme në njerëz, por vetëm materiale.e.

Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe është ndjerë në pjesën më të madhe të qytetit, duke përhapur panik tek banorët.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të saj.