Shpërthen gazetari i Report Tv për masat e marra ndaj Covid-19

23 Prill 2020, 17:57

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta i ftuar në studio ka kritikuar mënyrën se si qeveria po menaxhon situatën e Covid-19. Duke marrë shkas nga situata problematike e krijuar në qytetin e Krujës por edhe në burgun 313, gazetari Rusta u shpreh se vetëm nëpërmjet masave shtrënguese arrihet menaxhimi i situatës si dhe rritet ndërgjegjësimi qytetar.