Shpërthen kioska e kokoshkave në parkun e Liqenin Artificial, qytetarët mundohen të shuajnë flakët

30 Gusht 2020, 22:13

TIRANË- Kioska e kokoshkave në Liqenin Artificial të Tiranës ka shpërthyer në flakë. Në videon e sjellë në "Report Tv", shikohet se si tymi ka kapluar të gjithë makinerinë e kokoshkave.

Nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin. Qytetarët po mundohen që të shuajnë flakët.