Shpërthen në flakë ish fabrika e duhanit në Tetovë, e gjithë zona mbulohet nga tymi! Zjarrfikëse nga 3 qytete në vendngjarje

30 Maj 2022, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2022-05-30 11:51:38

Ish fabrika e duhanit në Tetovë është përfshirë nga nga një zjarr shumë i madh paraditen e sotme. Pamjet janë të rënda ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga tymi. Përveç zjarrfikësve të qytetit, në ndihmë kanë ardhur dhe forcat zjarrëfikëse nga Shkupi e Gostivari.