Shpërthen në flakë një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç, dyshohet për të plagosur

24 Gusht 2019, 23:03

Shpërthimi i një bombole gazi është bërë shkak për përfshirjen në flakë të një karburanti në kryqëzimin e Shën Kollit në superstradën Lezhë-Laç. Dyshohet se nga kjo ngjarje ka edhe disa persona të plagosur. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarje duke bërë të mundur evakuimin e banorëve të disa prej banesave pranë karburantit ku ndodhi shpërthimi.