Shpërthen në Vlorë skafi i Artjan Bylyku, kunati në arrati për vrasjen e Devi Kasmit

26 Gusht 2020, 23:01

Ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkurës në Triport të Vlorës ku një skaf u dogj dhe një person u plagos nuk është e rastësishme, ashtu si u njoftua nga policia.

Në orën 19:20, në Triport të Vlorës, 57 vjeçari Artjan Bylyku, në momentin e ndezjes së mjetit të tij lundrues, ka tentuar që të shuajë flakët, duke u dëmtuar. Dyshohet se si pasojë e një defekti gomonia është përfshirë nga flakët, ky është njoftimi i policisë së Vlorës.