Shpërthen një makinë te Komuna e Parisit në Tiranë, ishte e parkuar brenda qendrës tregtare

11 Mars 2021, 19:56 | Përditesimi i fundit: 2021-03-11 21:03:43

Një shpërthim ka ndodhur në një makinë te Komuna e Parisit në Tiranë pasditen e sotme.

Shpërthimi ka ndodhur kur makina ka qenë e parkuar në parkimin e qendrës tregtare Kristal por nuk dihet nëse i është vendosur tritol apo ka qenë pasur ndonjë defekt teknik.Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.