Shpërthen tritoli te makina e prokurorit Arjan Muça, ishte e parkuar në qendrën tregtare

11 Mars 2021, 20:42

Pasditen e sotme i është vënë tritol makinës së prokurorit të Gjirokastrës Arjan Muça te Komuna e Parisit në Tiranë! Shpërthimi me tritol në makinën Mercedez A Class në pronësi të prokurorit ka ndodhur kur mjeti  ka qenë i parkuar në parkimin e qendrës tregtare Kristal.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi tha se nga shpërthimi nuk ka të lënduar të lënduar. Makina e prokurorit ka shpërthyer në pjesën e përparme të saj dhe në ato momente nuk ka pasur njeri aty pranë.

Arjan Muça është prokurori i çështjes së “Gërdecit” ndoshta dosja më e bujshme për vetë faktin se pati një bilanc të tmerrshëm në viktima dhe dëme materiale. 

Gjyqtarja Gentjana Muça është bashkëshortja e prokurorit Arjan Muça. Ajo ka qenë gjyqtare te  gjykata administrative e Gjirokastrës ndërsa tani është te gjykata administrative në Tiranë. Nuk dihet se për çfarë arsyesh i është vënë tritoli në makinë, nëse kjo ka lidhje me ndonjë nga çështjet që kanë drejtuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.