Shpërthim gjatë natës në Fushë Krujë, i vihet tritol rrethimit të banesës së pronarit të një servisi

15 Korrik 2020, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2020-07-15 11:46:09

Një tjetër shpërthim me eksploziv ka tronditur Fushë Krujën në orët e para të ditës së sotme. Pas mesnate, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së Agron Kocjas në lagjen "Magaze" është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.