Shpërthim me tritol në Vlorë

30 Mars 2019, 08:29

 

Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në oborrin e një banese në qytetin e Vlorës.

Policia thotë se në lagjen "Rilindja" në oborrin e shtëpisë së Frederik Osmënaj, shpërtheu një sasi lënde eksplozive. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale.

"Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", thuhet në një njoftim paraprak për ngjarjen.