Shpërthim në një restorant në veri të Japonisë, plagosen 40 persona

16 Dhjetor 2018, 16:20

Më shumë se 40 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në një restorant në veri të Japonisë.

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin e Sapporos, ndërsa shkaku ende nuk dihet. Zona ku ndodhi shpërthimi është rreth 50 metra larg nga një stacion metroje.

Sipas policisë, një person është në gjendje kritike.