Shpërthim para një lokali pranë QSUT-së në Tiranë, nuk ka të lënduar

31 Maj 2020, 00:01

Një shpërthim ka ndodhur para një lokali që ndodhet pranë QSUT-së në Tiranë.  Nuk dihet nëse shpërthimi është shkaktuar nga vendosja e tritolit, bombël gazi apo ndonjë gjë tjetër, por në momentin e ngjarjes nuk ka pasur njerëz.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.