Shpërthim tritoli në derën e shtëpisë së gazetarit në Lezhë, autori filmohet teksa zbret nga makina

30 Tetor 2020, 08:55 | Përditesimi i fundit: 2020-10-30 14:48:05

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak pas mesnate, pranë shtëpisë së gazetarit Elidon Ndreka në Lezhë.

Policia njofton se rreth orës 00:30, në fshatin Balldre, të Lezhës, në pjesën e jashtme të hyrjes së shtëpisë ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.