Shpërthim tritoli në pallatin e punonjësit të SHISH në Burrel

21 Mars 2021, 10:33

Një shpërthim tritoli ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Burrel në banesën e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Alfred Karaj i cili bashkë me familjen nuk ndodhej aty.

Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e të vërtetës.Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë  të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i sëcilës ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para rezulton se në  banesë nuk ka patur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.'- njofton policia.