Shpërthime nga guroret te Liqeni i Bovillës, banorët në Report Tv: Jemi të rrezikuar

9 Tetor 2018, 09:24 | Përditesimi: 9 Tetor 2018, 09:24

TIRANE-Qytetarët kanë denoncuar në Report Tv dhe Shqiptarja.com se rreth 1 km larg nga Liqeni i Bovillës, ku furnizohet me ujë të pijshëm kryeqyteti bëhen shpërthime të vazhdueshme nga guroret.

Sipas banorëve shpërthimet për inerte realizohen rreth 200 metra nga qendrat e banuara. Ata thotë se ndihen të rrezikuar jo vetëm nga shpërthimet e fuqishme, por edhe nga gurët që nxjerrin minat.

‘Jemi shumë të rrezikuar nga gurët që nxjerrin minat nga shpërthimet” shprehen ndër të tjera për Report Tv banorët e zonës, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të ndaluar aktivitetin e guroreve.

b.ha./Shqiptarja.com