'Shpërthimi' i Covid, Franca futet për herë të dytë në karantinë: Mbyllet lëvizja nga një rajon në tjetrin, me leje në supermarket

29 Tetor 2020, 17:51

Sipas kufizimeve të reja dilet nga shtëpia për punë dhe për arsye shëndetësore, mbyllen baret dhe restorantet, shkollat qëndrojnë hapur, ndalohet lëvizja e njerëzve nga një rajon në tjetrin. Me kufizimet e reja edhe për të shkuar në supermarket duhet të marrësh leje.

Masat do jenë në fuqi të paktën deri në muajin dhjetor. Ky vendim u mor pasi ditët e fundit Franca ka regjistruar shifra rekord viktimash dhe infektimesh nga virusi i rrezikshëm.

Vdekjet e përditshme kanë kaluar mbi 500 dhe në 24 orët e fundit në Francë u regjistruan 36 mijë raste