Shpërthimi i makinës në Kamëz, ngjarja akoma pa autor! Tritoli dyshohet se iu vendos në vendngjarje, burime për Report TV: ‘Audi Q7’ për herë të fundit në një servis

1 Qershor 2022, 15:23

Autorët që shpërthyen tritol në makinë “Audi Q7”, në pronësi të Artan Lleshit, në orët e para të mëngjesit të së martës në Kamëz ende nuk janë identifikuar nga policia. Hetuesit dyshojnë se lënda plasëse është instaluar në vendngjarje, ndërsa pista kryesore e hetimit është përqendruar në konfliktet e Lleshit që jetonte mes Kamëz dhe Londrës.