Shpërthimi i vullkanit në Islandë, nuk ndal lojën e volejbollit, të rinjtë vazhdojnë të luajnë pranë llavës spektakolare

31 Mars 2021, 09:20 | Përditesimi i fundit: 2021-03-31 10:34:49

ISLANDË- Asgjë nuk ndal rininë dhe pasionin për sportin, madje as shpërthimi i një vullkani!

Videoja e një grupi entuziastë djemsh, të cilët luajnë volleyball teksa vullkani Reykjanes Peninsula në Islandë shpërthen, po bën xhiron e botës.

Kjo padiskutim që është fusha më e veçantë e volleyballit!

Vullani shpërtheu për herë të parë në më shumë se 6000 vjet, duke falur një spektakël lave dhe një sfond perfekt për djemtë e apasionuar pas sportit.