Shpërthimi me tritol te Komuna e Parisit, makina është në pronësi të një prokurori

11 Mars 2021, 20:18 | Përditesimi i fundit: 2021-03-11 20:20:30

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një makinë te Komuna e Parisit në Tiranë pasditen e sotme. Report Tv mëson se makina Mercedez A Class është në pronësi të prokurorit Arjan Muça.

Shpërthimi ka ndodhur kur makina ka qenë e parkuar në parkimin e qendrës tregtare Kristal.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.