Shpërthimi në Beirut/ Historia 6-vjeçare e kimikateve që duhej dorëzuar në Mozambik

9 Gusht 2020, 20:20

Kimikatet që shpërthyen në portin e Bejrutit kanë një histori 6 vjeçare të qëndrimit të tyre në zonën e Libanit. 2 mijë e 750 ton nitrat amoniumi kishin destinacion Mozambikun, po për shkak të keqmenaxhimit të anijes përfunduan në brigjet e Libanit.

Shihni videon për t'u njohur se cila ishte zanafilla e nisjes së sasisë së kimikateve të rrezikshme, itinerarin që përshkoi anija deri në vendimin që kjo sasi u vendos në portin e Bejrutit, ku nga shpërthimi i 4 gushtit humbën jetën 158 njerëz dhe u plagosën 5 mijë të tjerë.