Shpërthimi në Bejrut/ Gazetari libanez për Report Tv: S'presim të ketë mbijetuar! Pas dorëheqjes së qeverisë s'besojmë se do ketë shumë ndryshime

11 Gusht 2020, 19:09

TIRANË- Ka kaluar një javë nga shpërthimi në portin e Bejrutit, i cili shkaktoi 220 viktima, plagosi rreth 6000 dhe la të pastrehë më shumë se 250 000 të tjerë.  Pas valëve të protestave të cilat kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kryeministri i vendit mbrëmjen e së hënës njoftoi dorëheqjen e tij dhe  të kabinetit qeveritar, por duket se një gjë e  tillë nuk ka qetësuar qytetarët, të cilët për të tretën ditë radhazi vërshuan në rrugët e kryeqytetit libanez.

Në një intervistë për Report tv gazetari libanez Abdallah Sfeir, tha se situata në Liban është tejet e rëndë dhe qytetarët nuk besojnë se dorëheqja e qeverisë nuk zgjidh pothuajse asgjë.

"Njerëzit janë akoma të shokuar, të zemëruar për atë që ndodhi para një jave. Disa ditë më parë presidenti francez erdhi për të vizituar vendin dhe ajo është për të qeshur fakti se është se njerëzit po i kërkonin atij të mos bëjë  asnjë donacion për autoritetet libaneze sepse ata thjesht e kanë humbur besimin në ta. Pas dorëheqjes së qeverisë nuk mendoj se do të ndryshojnë shumë gjëra. Nëse jeni në dijeni të situatës politike në Liban, ne e dimë se do të kalojë shumë kohë deri sa të kemi një qeveri të re në vend", u shpreh Sfeir.