Shpërthimi në lokalin e Noizyt në Durrës, flet fqinji: Dëgjuam shpërthim të fortë, na është dëmtuar dera e ballkonin dhe xhami i makinës

8 Qershor 2022, 08:11

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku i është vendosur tritol lokalit të Rigels Rajkut, i njohur si Noizy. Në një intervistë për Report Tv, fqinji tha se dëgjuan një shpërthim shumë të fuqishëm, ndërsa tha se i është thyer xhami i ballkonit dhe i makinës.