Shpëtim Idrizi: Opozita të bëjë sakrifica ose të ikë në shtëpi

17 Maj 2020, 18:28

E ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi me një grup nga selia blu iu bashkua protestës pasdite, Shpëtim Idrizi u shpreh se opozita duhet të bëjë sakrifica ose të shkojë në shtëpi.

"Vetëm Edi Rama mund ti bëjë bashkë prishjen e teatrit, të godiste simbolin e qendrës bashkë me një aferë korruptive. Njerëzit ishin në gjumë me agjërim. Si në 1990 sot shqiptarët të luftojnë dhe ta meritojnë demokracinë. Sot jemi në regjim. Kam parasysh kur iu pre koka Luigjit të XVI. Nuk ka asgjë të paqartë, ne sot jemi qytetarë dhe gjithë opozita e bashkuar.

Ne do të jemi cdo ditë në mbështetje të protestave. Ne si opozitë do të organizojmë protesta cdo ditë. Nëse flasim për pandeminë e shikojmë sjelljen e shtetit arrogant. Është detyrë e opozitës që të bëjë sakrifica të mëdha. Nëse opozita nuk e bën duhet të ikë në shtëpi" tha ai.

    No videos found.