Shpëtimi i Alvinit, zyrtari italian: Hapëm rrugën për nxjerrjen e fëmijëve të tjerë

8 Nëntor 2019, 10:41

Umberto Nobili, pjesë e sektorit anti-terrorist Milano që mori pjesë në operacionin e shpëtimit u shpreh se gjëja më e bukur e operacionit ka qenë bashkëpunimi mes palëve që solli suksesin.

"Një fëmijë që në vitin 2014 është marrë nga e ëma dhe u dërgua në Siri. Një fëmijë që u rrëmbye, që ndodhej jashtë vendit dhe e rëndësishme është që e sollëm në shtëpi. Nuk ka rëndësi kush ka kontribuar dicka më shumë dhe dicka më pak, e rëndësishme është që e sollëm në shtëpi. Rasti i parë që një fëmijë jetim shpëtohet në këtë mënyrë në një operacion ndërkombëtar. Në kamp ka edhe shumë fëmijë të tjera. Alvini është shqiptar por jeton në Itali.

Nuk dua të flas për medalje, por mesazhi është i fortë, historia është e bukur, Alvini kthehet në shtëpi.  Pjesa e bukur ka qenë bashkëpunimi për rastin e Alvinit. Hapëm këtë rrugë, ka shumë rëndësi edhe për fëmijët e tjerë që mund të largohen nga kampet. Këta janë rrëmbyer dhe nëse qëndrojnë atje fatkeqësisht mund të bëhen edhe terroristë. Vdekja e nënës për Alvinin patjetër që ka sjellë vuajtje. Alvini në moshën 6-vjeçare nuk mund të zgjidhte, kjo është një ditë kur mund të lirohesh, ai donte të ktheje në shkollë, të largohej nga Siria" tha ai.

  •