'Shpëto jetë', besimtarët myslimanë të Beratit dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

27 Qershor 2020, 17:39

Ka qenë një ditë ndryshe kjo e sotmja për “Xhaminë Mbret” në qytetin e Berati, ku përveç aktiviteteve fetare dhe faljes së besimtarëve, brenda ambienteve të saj u dhurua edhe gjak për fëmijët talasemikë. Banka e gjakut në Tiranë në bashkëpunim me komunitetin mysliman të Beratit janë vendosur në hollin e “Xhamisë Mbret” dhe pritën besimytarët që ndihmuan të shpëtonin një jetë.

Ishin të shumtë besimtarët që i’u përgjigjën thirrjes për të dhuruar gjak nën moton “Dhuro gjak,shpëto jetë”.