Shpëtohet një prej afreskeve më të veçantë në Kishën e Shën Mërisë në Berat

2 Shtator 2019, 10:09

BERAT- Ka përfunduar restaurimi i pikturës murale në kishën e Shën Mërisë në fshatin Sinjë Berat, e cila daton që nga viti 1992. Ajo ishte dëmtuar nga koha por falë ndërhyrjes së restauratorëve është bërë i mundur evidentimi i këtij thesari të trashëgimisë kulturore.

Kjo është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar disa pamje të veçanta të afreskeve.  Rama shkruan se afresket janë rikonstruktuar dhe janë nxjerrë në dritë pas një pune të gjatë të arkeologëve.Mirëmëngjes, dhe me pamjet e një prej afreskeve më të veçantë e të rrallë që ndodhet në kishën e Shën Mërisë së Sinjës, Berat, i cili pas një pune të gjatë është shpëtuar dhe nxjerrë në dritë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri krahas VIDEO-s me pamje nga kisha.

    No videos found.