Shpëtoi për mrekulli nga tërmeti, Rama zbulon gjigantin në Farkë: Shyqyr s'e kemi në opozitë, do më kishte rrëzuar 10 herë

12 Dhjetor 2019, 16:53

TIRANË-Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Farkë në shtëpinë e re të familjes së Sefer Poçit. Dy muaj më parë ai mbeti në qiell të hapur nga tërmeti i 21 shtatorit, por vitin e ri do e gëzojë në banesën e re të ndërtuar nga bashkia e Tiranës.

I moshuari falenderoi kreun e qeverisë dhe shprehu gëzimin që Edi Rama e vizitoi në shtëpinë e re. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Sefer Poçin të paralizuar e zuri çatia e shtëpisë së vjetër brenda, por arriti që të shpëtonte shëndoshë e mirë.  

Në përfundim të takimit, Rama tha se "Ai ishte për parlament, atë të kisha në opozitë unë më kishte rrëzuar shtatë herë deri tani. Shyqyr që nuk kemi këtë në opozitë se do të na kishte hedhur 10 herë. Gjigant, monument kulture. I jashtëzakonshëm. Ai ishte kompjuter në tru" tha Rama.

    No videos found.