Shpresë në Korçë! Shkon në 5 numri i të shëruarve nga Covid-19

7 Prill 2020, 13:59

Numri i të shëruarve në Korçë ka shkuar në pesë, nga 17 të infektuar deri më tani me Covid-19. Mes të infektuarve ka rezultuar pozitiv me koronavirus edhe një punojnës policie në Drejtorinë e Policisë së Kufirit në qytetin e Korçës. Dyshohet se polici është infektuar nga një koleg, ndërsa gjendja shëndetësore e tij sipas informacioneve është mjaft e mirë.