Në disa vende Europiane është pikasur riaktivizimi i trafikut të armëve, dhe së fundmi po përdoret një taktikë e re ajo e trafikut me anë të pakove postare. Duke nisur nga këto raste, EUROPOL ka zhvilluar një aksion kundër trafikur të armëve të quajtur "ARMSTRONG VII", në të cilin ka marrë pjesë Shqipëria dhe 25 vende të tjera.Mbi 42.000 ambiente doganore u kontrolluan dhe u përfshinë në operacion 416 oficerë, të cilët kanë zhvilluar 42.124 kontrolle, ku si rezultat i tyre u sekuestruan 6 armë zjarri, 13 pjesë të armëve të zjarrit, 600 municion dhe 297 armë të tjera (thika, llak, piper, tesera etj). Operacioni u zhvillua midis 16-20 nëntorit, me përfshirjen e Policisë dhe autoriteteve doganore nga 26 vende, si Austria, Shqipëria, Bullgaria, Qiproja, Republika Çeke, Gjermania, Danimarka, Estonia, Greqia, Spanja, Finlanda, Franca, Hungaria, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Rumania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Norvegjia, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara, me përpjekjet koordinuese ndërkombëtare të mbështetura nga Europol dhe Komisioni Evropian - DG për Tatimin dhe Bashkimin Doganor (TAXUD) dhe DG Migracionit dhe Punëve të Brendshme (HOME) dhe Partia e Bashkëpunimit Doganor (ÇËP). EUROPOL u ka bërë apel të gjithë policëve që të kenë kujdes e të shtojnë kontrollet dhe monitorimin e pakove postare, pasi kjo e fundit po përdoret tanimë edhe për trafikimin e armëve.