TIRANË- Shqipëria ka arritur të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në takimin e sotëm ndaj Kazakistanit të luajtur në 'Air Albania', ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve. Sokol Cikalleshi, Ardian Ismajlaj dhe Rey Manaj i dhanë Shqipërisë një fitore shumë të vlefshme. Kuqezinjtë e nisën shumë mbarë pjesën e parë të këtij takimi me Cikalleshin që shënoi gol kur kishin kaluar vetëm 16 minuta nga ndeshja.
Ardian Ismajli i zuri në befasi kazakët dhe shënoi golin e dytë brenda 7 minutave, edhe pse festa e kuqezinjve zgjati shumë pak. Kundërpërgjigja e miqve erdhi shumë shpejt, pas 120 sekondash. Mbrojtësi 24-vjeçar Aibol Abiken gjeti rrjetën nga mesfusha, duke ngushtuar diferencën. Pjesa e dytë shkoi mbarë për djemtë e Edi Rejës, të cilët arritën të gjenin golin e qetësisë dhe fitores nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Rey Manaj.