'Shqipëria buzëqesh'/ Kryeministri Rama: Shqipëria ka siguruar zyrarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID

1 Janar 2021, 12:14 | Përditesimi i fundit: 2021-01-01 14:20:24

Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID.  Lajmin e dha Kryeministrin Rama i cilui ka dalë sot në një video live nga rrjeti social Facebook dhe ka dhënë lajmin e madh.  

"Në përfundim të vitit të kaluar dhe në vigjilje të Vitit të Ri, siguruam 500 mijë dozat e para të vaksinës me Pfizer. Kemi dakordësuar marrëveshjen. 10.700 dozat e para do të vijnë në javën e tretë të janarit. Shoppingu im në New York përfundoi me sukses (qesh me ironi). Ndërkohë që edhe me dy vende partnere kemi siguruar 9000 doza", tha Rama.