Shqipëria destinacioni i pushimeve për kosovarët, fluks në doganë

6 Korrik 2019, 15:47 | Përditesimi i fundit: 2019-07-06 15:48:20

Ende pa zbardhur dita, mijëra qytetarë të Kosovës dhe Maqedonisë i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën dhe për të bërë disa ditë pushime. Preferenca e tyre mbetet Shëngjini, për shkak të afërsisë,pastërtisë dhe sigurisë së plazhit. Megjithatë një destinacion tjetër i tyre në këto temperatura të lart është edhe Durrësi e Saranda.

"Po shkojmë në Shëngjin për të kaluar një fundjavë. Është plazh i pastër dhe i bukur", tha një qytetar.

"Po shkoj në Sarandë sepse bregdetin e ka shumë të pastër dhe është vend i bukur", tha një tjetër.

"Ne po shkojmë në Durrës sepse jemi rrit me të na pëlqen shumë nuk kam fjalë për Shqipërinë", tha për Report Tv qytetari.

Policia kufitare në Morinë, që me fillimin e fluksit  e sidomos gjatë fundjavave është duke aplikuar me procedurë të përshpejtuar me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe eliminimin e vonesave për pushuesit.