“Shqipëria dhe fuqitë e mëdha 1878-1918”, studiuesja: Shqiptarët kontribuuan në krijimin e shtetit grek!

23 Qershor 2020, 15:32 | Përditesimi i fundit: 2020-06-23 18:37:12

Studiuesja Elena Kocaqi boton studimin “Shqipëria dhe fuqitë e mëdha 1817-1918”. Në fokus është roli që kanë luajtur fuqitë e mëdha në copëtimin e trojeve shqiptare. Kocaqi rendit se si këto fuqi nuk morën parasysh asnjë parim kombësie, por vetëm fetar, kur ndan territoret shqiptare. Ajo shton se fuqia që ndikoi negativisht në zbatimin e territoreve shqiptare është Rusia, kur mori kultus-protektoratin mbi ortodoksit e Ballkanit në fund të shekullit XVIII.