'Shqipëria do të dalë kryelartë pas kësaj lufte' Rama: Përtej errësirës të shohim edhe dritë

24 Mars 2020, 17:47

"Kini besim dhe bëni durim dhe të shohim bashkërisht në këtë të përditshme jo vetëm errësirën por edhe dritën që na kujton se jem të gjithë njësoj. Jemi të pandashëm në këtë haber për sa kohë që kemi frymë dhe të jemi anëtarë të familjes shqiptare. Sot na jepet mundësia të kuptojmë se sa shumë dhe se kot qahemi në të përditshëm tonë dhe sa çmuar është jeta dhe drita e familjes dhe jeta e përbashkët në shtëpitë tona dhe vlerësim që kemi për njëri tjetrit. Shumë e marrim të mirëqenë dhe harrojmë se sa me fat jemi. Të tregojmë se sa i qartë dhe i madh do të jete durimi dhe vullneti ynë i shqiptarëve që nuk bëhen dot bashkë për t'ia dalë bashkë me një qëllim të përbashkët. 'Po'-ja e dhënë njëzëri e 27 anëtarëve të BE vjen pas një po kuptimplotë pas konferencës së donatorëve  , një po qe vjen në shenjë respekti përtej bamirësisë që vjen për vendin tonë dhe popullin e saj, për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë  në familjen europiane.  Shqipëria do të dalë kryelartë pas kësaj lufte, por kjo do të jetë thjeshtë rrjedhojë i luftës që ne po bëjmë për ditë jo për botën por për vetën, jo për BE por për Shqipërinë. Mi bëni hallall mesazhet kur fjalët kanë tona të forta", tha Rama