Shqipëria humbet pikë në klimën e biznesit, Spaho: Kemi energjinë dhe naftën më të shtrenjtë

4 Shtator 2020, 10:54

Shqipëria renditet e parafundit nga vendet fqinje për klimën e të bërit biznes. Një raport i Dhoma Evropiane e Tregtisë (Eucham) i bazuar në kërkimet e Bankës Botërore dhe Transparencën Ndërkombëtare e liston Shqipërinë në vendin e 44 mes 46 vendeve të marra në studim, e ndjekur nga Bosnje Hercegovina në vendin e 45.

Vendi ka humbur 2 pozicione në raport me vitin 2019 për klimën e biznesit dhe ka humbur 1 pikë për transparencën dhe korrupsionin. Për shumë vite ekspertët kanë fajësuar politikën dhe çështjet e pronave për përkeqësimin e klimës së biznesit në vend, por eksperti i ekonomisë Mateo Spaho liston një sërë problemesh që mbart ekonomia jonë.