Shqipëria humbi gjyqin me Becchetti-n, Basha: Do bëj çmos që 110 mln euro të mos paguhen nga shqiptarët, por nga xhepat e atyre që vodhën buxhetin e shtetit

3 Prill 2021, 16:56

#reportTV #lajmeshqip #lajme TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit për tekat dhe kapricot e tij, po vuajnë shqiptarët. Për këtë, i referohet gjyqit të Shqipërisë me Becchettin, duke thënë se do të zotohet që 110 mln eurot, të mos paguhen nga taksat e shqiptarëve, por po nga xhepat e atyre që vodhën buxhetin e shtetit. “Ju siguroj që do të bëj gjithçka që këto para të mos paguhen nga taksat e shqiptarëve, por nga pasuritë e atyre që këto 8 vjet kanë zhvatur, kanë zhvatur buxhetin e shtetit, kanë zhvatur pasuritë e shqiptarëve. Pushtetarët e korruptuar të parët nga i pari tek i fundit edhe ortakët e tyre”, tha Basha. Premtimi i kryedemokratit është se në rast investimesh publike, shpronësimet do të bëhen me vlerën e tregut, e ndërsa banorëvet të zonës së ish-uzinës së autotraktorëve u tha se do të punojë që ta shndërrojë këtë lagje një një hapësirë dinjitoze për të jetuar. “Në ato raste kur punët publike do të kërkojnë shpronësime, shpronësimi do të bëhet me vlerën e tregut dhe ju do të merrni paratë për të siguruar një strehë për familjen tuaj. Ndërkohë që do të punojmë fuqishëm që kjo zonë e harruar, jemi këtu si me qenë në një vend të botës se tretë, kjo zonë e harruar e kryeqyteti të marrë vëmendjen e duhur në infrastrukturë, do të thotë tek ujësjellësi, te kanalizimi, te shtrimi i rrugëve, por edhe vëmendjen e duhur për zhvillim ekonomik. Sot është dita për t’ju thënë që më 25 Prill atë ndjesë që ju kam kërkuar që nuk e përfunduam procesin e legalizimit unë e konsideroj detyrë për ta çuar atë proces deri në fund në mënyrë që të gjithë ju të përfitoni legalizimin që është vonuar me të padrejtë dhe në shumë raste për të cilin keni paguar në të bardhë e në të zezë e s’keni marrë atë që meritoni. Ky është zotimi që kam para jush si kryeministër i ardhshëm”, tha Basha.