Shqipëria i jep zyrtarisht dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

26 Maj 2022, 13:44

Qeveria Shqiptare, me vendim të Këshillit të Ministrave ka dhënë zyrtarisht dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në mbledhjen e qeverive që u mbajt sot, tha se ky vendim nuk ishte i vështirë, pasi këto 2 vende janë partnere të shkëlqyera dhe një shembull i demokracisë.