Shqipëria merr për 30 ditë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB! Rama: Jemi të privilegjuar që po u japim zë bindjeve tona

1 Qershor 2022, 14:57 | Përditesimi i fundit: 2022-06-01 20:42:27

Nga sot 1 qershor, Shqipëria do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilën do ta mbaj për 30 ditë. Kreu i qeverisë shprehet se drejtësia dhe paqja ecin krah për krah dhe Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në këtë drejtim.