Kryeministri Edi Rama së bashku me ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ndodhet në Bratislavë ku po zhvillohet dita e dytë e takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së dhe Shqipëria do të marrë zyrtarisht drejtimin e Presidencës së OSBE-së për një vit.
"Pas një lobimi të fuqishëm dhe pas një pune kapitale përgatitore nga diplomacia shqiptare, një punë e përkrahur edhe nga aktorë të rëndësishëm evropianë, si në rrafshin politik e programatik ashtu dhe në rrafshin organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive" shkruan Cakaj.