Nga Gjirokastra kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria mund të bëhet kampione e turizmit në ballkan.
"Në ëndrrën me sy hapur të bazuar në ato që kemi arritur deri këtu se Shqipëria mund të bëhet kampione e turizmit në ballkan. Në vizionin tonë të 2018 ne e shohim Shqipërinë kampione në Ballkan dhe të gjitha të dhënat janë se është e bëshme. Nuk ndodh ska për të ndodhur por sidoqoftë duhet thënë se mes luftës dhe ndërkohë që të gjitha piketat janë vënë dhe rruga është e qartë të ndalosh dhe të marrësh një rrugë tjetër kjo është e pamundur", tha Rama.
Ndërkaq foli edhe për takimet elektorale të kreut të PD Lulzim Basha në shkelje të rregullave antiCOVID duke thënë se përveçse bajate dhe vulgare ka edhe faj sepse rrit infektimet.
"Shikoni ato mitingje si në 90, 98', 98'. Zhurmë mblidhu uuu, 2 gishta. Por këtë herë përveçse banale bajate dhe vulgare ështe e fajshme se është infektive, nuk është lidership të thuash skam ça bëj se njerëzit mblidhen se më duan. Nejse. Për ta mbullur dua tu them një gjë. Do bëjmë për Gjirokastrën më shumë se çështë bërë në të dyja mandatet e marra së bashku. Jo se po e them se duhet thënë por sepse është e mundur dhe është plani ynë sështë dëhsira jonë", tha Rama.
