Shqipëria në ditën e 7 të vaksinimit masiv, nis sot marrja e vaksinës nga efektivët e policisë

3 Prill 2021, 09:12 | Përditesimi i fundit: 2021-04-03 14:47:17

Mijëra efektivë policie në të gjithë vendin do të nisin të marrin sot vaksinën anti COVID. Procesi do të nisë nga Tirana në stadiumin 'Air Albania'. Lajmi i vaksinimit të policëve u dha dje nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu gjatë një vizite në Berat.