Shqipëria në karantinë totale/ U dërgohen në shtëpi pako me ushqime dhe ilaçe 912 familjeve dhe pensionistëve të vetmuar

19 Prill 2020, 20:58

TIRANË- 912 familje dhe pensionistë të vetmuar në të gjithë Shqipërinë  janë ndihmuar me pako ushqimore dhe ilaçe në këtë kohë karantine! Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili me të tjera ka theksuar se ky operacion humanitar do të vijojë deri në përfundim të pandemisë COVID-19.

"Sot ndihmuam 912 familje e pensionistë të vetmuar me ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera. Për disa nga familjet suporti është i përditshëm.  Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës",shkruan Rama.

    No videos found.