Shqipëria nis aventurën në Ligën e Kombeve, sonte përballë Izraelit, blindohet Elbasani

7 Shtator 2018, 14:17

Nis sonte në mbrëmje rrugëtimi i Shqipërisë në LIgën e KOmbeve kompeticionin e ri të Uefas. Kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panuçi do të përballen në orën 20:45 në “Elbasan Arena” me Izraelin një skuadër që në vizitën e fundit në këtë stadium përpara dy vitesh fitoi 3-0. Për trajnerin Panuçi skuadra është gati për këtë duel. Italiani shpjegon në konferencë edhe pse ka paditur ish-presidnetin Bujar Nishani:
Njerëzit duhet të mësojnë të jenë të edukuar dhe të mos ofendojnë personalisht. Nëse jam konsultuar me Dukën për padinë ndaj Nishanit është punë për mua.Skuadra ëhstë mirë dhe ka punuar po ashtu , jemi në një gjëndje të mirë fizike dhe jemi gati për tu përballur me Izraelin.

Kombëtarja është stërvitur në Durrës gjatë këtyre dy ditëve dhe sa i përket formacionit duket sikur Panuçi ka dilemma. Gjithsesi pritet që në portë të luajë Strakosha. Në mbrojtje të sigurtë janë Hysaj dhe Gjimshiti ndërsa ka balotazh mes Veselit dhe Mavrajt ndërsa në të majtë pritet të luajë Egzon Binaku. Në mesfushë do jenë tre lojtarë me Lilaj, Basha dhe Xhaka ndërsa në treshen e sulmit të favorizuar janë Gavazaj, Hyka dhe Guri. Mungesë e rëndësishme pritet të jetë Eros Grezda i cili është larguar nga grumbullimi pasi nuk gëzon një formë të mirë .Në kampin e Izraelit trajneri Andreas Herzog thotë se Shqipëria është një skuadër e fortë por Izraeli i tij ka cilësi për të fituar. Pritet që Elbasani të jetë i blinduar dhe masat e sigurirë janë të larta ku do të angazhohen 670 efektivë mes të cilëve edhe nga Renea dhe FNSH.