Shqipëria nuk gjen qetësi, tërmet 4 ballë me epiqendër në Durrës, lëkundjet ndihen edhe në Fushë Krujë

31 Janar 2020, 22:33 | Përditesimi: 31 Janar 2020, 22:33

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një tjetër lëkundje sizmike në fshatin Safetaj në Durrës. Tërmeti i regjistruar në orën 22:05 ka qenë 4 ballë i shkallës rihter me thellësi 36 km, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Fushë Krujë.

Lëkundjet kanë shkaktuar frikë te banorët e Durrësit dhe Fushë Krujës që nuk po gjejnë qetësi prej disa muajsh. Emergjencat Civile njoftojnë se sipas komunikimit me shtabet në qarqet Durrës dhe Tiranë nuk ka dëme në njerëz apo materiale deri tani.

r.k./Shqiptarja.com