'Shqipëria përfiton nga turizmi vendas e tokësor', Zak Topuzi: Qeveria të na ndihmojë me grante

17 Prill 2020, 13:41 | Përditesimi i fundit: 2020-04-17 13:45:02

Turizmi do të jetë industria më e goditur nga COVID-19 dhe për këtë kryetari i Sektorit të Hotelerive në 'Shoqatën Shqiptare të Turizmit', Zak Topuzi tha se qeveria duhet të mbështes këtë sektor pasi rënie të ardhurave dhe fakti që hotelet janë në limitet e tyre për të marrë kredi, mund të sjellë një falimentim të tyre. Topuzi u shpreh për Report Tv se qeveria duhet të mbështes këtë sektor me grante e fonde me zero interesa.

"Është një situatë e vështirë pasi është motori i industrisë botërore. Industria e Turizmit kërkon më shumë vëmendje  pasi do të pësojë goditjen më të madhe dhe këtë vit do jetë e vështirë që të mbajë veten. Qeveria bëri gabim me pagën e luftës, ndërkohë që rekomandimet ishte financim  këtij sektori në mënyrë që të mos humbisni punën. Shtyrja e tatimeve dhe taksave për vitin tjetër ishte  kërkesë e jona. Do të përdoren të gjitha mjetet e mundshme që të krijohet një turizëm sa më efiçent. Sinjalet janë të ndryshme dhe se duhet pritur si duhet vepruar me baret e restorantet. Deri tani hotel duhet të punojnë për sigurimin e masave që do të thotë duhet të punojnë me gjysmë të kapaciteti te tij duke reduktuar shumë edhe burimin e të ardhurave. Qeveria duhet të mbështes turizmin me grande e fonde me  interesa zero për të përballuar këtë ndryshim, reduktimi i kapaciteteve do të ketë kosto të madhe. Është e vështirë por e vetmja mënyrë për të mbijetuar", tha Topuzi.