Shqipëria porositi raketa anti-tank, ministri i Mbrojtjes: E planifikuar para se niste të lufta, ne jemi të sigurt, s'rrezikohemi nga agresioni

26 Maj 2022, 14:01

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se pajisja e Shqipërisë me raketa anti-tank, ka qenë e planifikuar para se të ndodhte lufta në Ukrainë. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Peleshi shtoi se lufta në Ukrainë ka ndikuar sigurisht në shtimin e fondeve për ushtrinë shqiptare.

"Ka qenë e planifikuar më parë, para se të fillonte agresioni, por natyrisht që ky agresion,na ka vënë para një fakti, që është shtimi i buxhetit për FA, ne po i shtojmë fondet dhe planet për një modernizimet FA-së, por edhe përmirësimin e buxhetit", tha Peleshi.

Ai shtoi se Shqipëria nuk është e kërcënuar nga lufta në Ukrainë, pasi është një vend anëtar i NATO-së.

"Ne jemi të sigurt se jemi në NATO, ne jemi në ANTO dhe kjo aleancë mbron çdo hapësirë tonë, sikur të ishte sulmuar një vend me i madh", shtoi ai.